Godasin policin me shufër metalike
Pëlqej
Tre persona në Ferizaj janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit, pasi që dy prej tyre dyshohet se kanë gjuajtur në kokë një polic me shufër metalike.

Mësohet se polici, si shkak i goditjeve ka marrë plagë të rënda në trup.

Zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi, ka thënë se policia e Ferizajt, ka marrë informacion për një rrahje te ndodhur në rrugën “12 Qershori” të qytetit.

Sipas tij, në këtë rrahje ishin të përfshirë tre persona të dyshuar, Kastriot I. 31 vjeç, Besart I. 21 vjeç dhe Shkodran H. 24 vjeç.

Të arrestuarit po vuajnë paraprakisht një dënim prej 48 orësh në paraburgim. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 17:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori