GNK sugjeron zgjidhje të përkohshme për veriun
Grupi Ndërkombëtar i Krizave (GNK) ka bërë nje kerkese që Kosova dhe Serbia të mos lejojnë që mosmarrëveshjet e tyre për statusin të pengojnë përparimin për banorët e veriut të Kosovës. Në raportin e kësaj organizate me titullin “Veriu i Kosovës: Sovraniteti i Dyfishtë në Praktikë”, thuhet se deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare politike, palët duhet të kërkojnë zgjidhje të përkohshme për përmirësimin e sundimit të ligjit, grumbullimin e të hyrave doganore dhe ndihmën financiare për veriun.

Drejtori Ekzekutiv për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtarë të Krizave, Marko Prelec, ka thënë se veriu i Kosovës nuk paraqet një rrezik ekzistencial për Kosovën, prandaj atje duhet kërkuar nje zgjidhje e përkohshme deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje.

Në këtë raport thuhet se mosmarrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë, që mbajnë Ballkanin Perëndimor të ndarë dhe të pasigurt, qëndrojnë në problemet në komunat veriore të Kosovës. Bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, duket që në muajt e ardhshëm do të trajtojë bashkëpunimin rajonal, komunikacionin, lirinë e lëvizjes dhe sundimin e ligjit.

Prelec ka thënë se Prishtina dhe Beogradi nuk synojnë të hapin çështjen e veriut në këtë periudhë të bisedimeve dhe për këtë nuk do të jenë të inkurajuara as nga bashkësia ndërkombëtare.
Shtuar më 14/03/2011, ora 18:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori