‘T’keqen nëna nuk bën kjo’. Elvana Gjata? Emiliano Lule i tregon të gjitha

Emiljano Lule, aktivisti i njohur i kauzave sociale sidomos ato që kanë në qendër personat me aftësi të kufizuara ishte i ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi. Ai rrëfeu mbi aktivitetin e tij dhe përkushtimin ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara, sidomos gjatë muajve të fundvitit. Por njëkohësisht viti 2021 shënon edhe 20 vjetorin e ngjarjes fatale që i mori shikimin këtij aktivisti.

I pyetur nga Ermal Peçi se si e përjeton ai këtë 20 vjetor dhe si e percepton botën në këto 20 vite, ai u shpreh:

“20 vjet janë shumë tani që po e mendoj. Qenkemi plakur. 20 vite… Gjërat ndryshojnë dhe situatat janë gjithmonë hipotetike. Asgjë nuk mund ta thuash me siguri si do të ishte nëse do të shikoja. Kam harruar t’ja bëj më këtë pyetje vetes, madje kujtohem që nuk shikoj kur përplasem me ndonjë shtyllë rrugve. Njeriu mësohet dhe fillon të ndërtoj një jetë tjetër.”

Për të jeta qenë aq e vështirë por edhe sfiduese, megjithatë ai frymëzimin e gjen të angazhimi i përditshëm duke thënë:

“Nuk të bën më përshtypje për aq kohë sa gjen angazhim. Njerëzit që duan realisht të ndryshojnë diçka, jo domosdoshmërisht në komunitetin e njerëzve me aftësi të kufizuara por kudo, mjaftojnë të gjejnë mënyra si të angazhojnë ata njerëz që nuk kanë angazhim.”

Në rubrikën “Melodi Jete”, ku të ftuarit zbulojnë 5 këngët më të çmuara të tyrë, Emiljano kishte përfshirë edhe një hit të Elvana Gjatës. Ai nëpërmjet kësaj kënge zbuloi se Elvana është kushërirë e tija, dhe ata kanë një marrëdhënie shumë të afërt me njëri tjetrin.

“Elvana është kushërira ime dhe kushërinjtë të bien mikeshë. Ndërsa unë e kam mikeshë mbi të gjitha. Është një njeri që di shumë gjëra mbi mua dhe njeriu më me pak komplekse mbi tokë. Në çdo tre fjalë që bën bisedë duhet të ruhesh se bën spica.” – shprehu Lule.

Teksa tregon si teknologjia ka ndryshuar komunikimin, plot batuta rrëfen rastet me gjyshen e tij:

‘Mesazhet I lexonte gjyshja. Lexonte e thoshte, t’keqen nëna nuk bën kjo, mos u merr me të’


Shtuar 14.12.2021 18:19