Jo vetëm Pogba, Juventusit i dëmtohen edhe dy titullarë

Paul Pogba nuk po lë dot pas terapinë e gjurit dhe po stërvitet i veçuar nga grupi. Francezi po shqetëson akoma dhe më shumë Juventusin dhe kështu data e rikthimit të tij mund të shtyhet deri në fund të janarit.

Por jo vetëm Pogba, pasi klubi italian ka njoftuar se probleme fizike ka edhe për Bonuçin dhe Federico Chiesa.

Kontrollet të cilave iu nënshtrua mbrojtësi italian mëngjesin e sotëm, pas një problemi të raportuar në fund të stërvitjes së djeshme, evidentuan një infamacion të tendinit aduktor. Gjendja e tij do të rivlerësohet pas 10 ditësh . Ai nuk do të niset për në Londër, ku është planifikuar një miqësore kundër Arsenalit të shtunën më 17 dhjetor. As Chiesa nuk do të fluturojë për në Londër, për shkak të një tendosjeje në këmbën e djathtë./h.ll/albeu.com


Shtuar 14.12.2022 15:14