Gjykatat po zbehin besimin te qytetarët
Të gjithë qytetarët që nuk kanë mundësi për të pasur shërbimet e avokatisë, ata këshillën juridike do ta marrin falas nga avokatët nëpër komunat të gjitha komunat kosovare. Kështu i deklaroi RTK-së avokati Xhafer Tahiri.

Tahiri po ashtu përmendi një kategori të grave kosovare, të cilat për çështje financuare, u mungon këshilla gjyqësore, prandaj ai iu bëri thirrje atyre që nuk kanë mundësi për avokat personal, t’u drejtohen avokatëve, qoftë edhe në rrjetet sociale dhe falas do të marrin këshilla.Tahiri foli edhe për sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe apostrofimin si sektori më i korruptuar i në Kosovë dhe rolin e avokatit në drejtësi.

Tahiri tha se tejzgjatja e proceseve gjyqësore ka krijuar perceptimin tek qytetarët se sistemi i drejtësisë në Kosovë është i korruptuar, ndërsa realiteti, sipas tij është ndryshe. Por, për ta rikthyer besimi në gjyqësor duhet të rritet stafi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, t’u rriten pagat dhe të trajnohen në vijimësi stafi i drejtësisë.Tahiri në RTK foli edhe për rolin e avokatit si ndërmjetësues. Ai tha se duhet të jetë një pajtues mes palëve dhe jo nxitës.

“Ai duhet të jetë edhe këshillues i palëve dhe jap modalitete e veta të pajtimit me idenë që mos të shkohet gjithherë në Gjykatë”, tha Tahiri, sipas të cilit, “qytetari, paraprakisht duhet ta kërkoj një kontratë me avokatin për shërbimet e tij, të cilat duhet të jenë sipas standardeve profesionale.“Ndërsa në rast se humbet procesi në Gjykatë për shkak të avokatit, atëherë ai duhet ta bartë përgjegjësinë”, deklaroi Tahiri.
Shtuar më 06/09/2017, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori