Gjykata vendos një muaj paraburgim për pesë të dyshuarit për terrorizëm
Gjykata Themelore ne Prishtinë ka vendosur masën e sigurisë një muaj paraburgim për të dyshuarit për terrorizëm të arrestuar me 11.07.2015">2015 te liqeni i Badovcit.

Gjykata Themelore ne Prishtine-me rastin e vendosjes sipas Prokurorise Speciale te Kosoves per caktimin e mases se sigurise ndaj tani te pandehurve Besnik Latifi,Enis Latifi,Milazim Haxhiaj,Gazmend Haliti dhe Fehmi Musa, pas mbajtjes se seances degjimore ne daten 12.07.2015">2015 ne daten 13.07.2015">2015 vendosi qe te caktoi paraburgimin ne kohezgjatje prej 1 (nje) muaji llogaritur nga data e ndalimit perkatesisht arrestimit.

Masa e paraburgimit ndaj te pandehurve te lartepermendur eshte caktuar per arsye se ekziston dyshimi i bazuar se te njejtit kane kryer veprat penale Pergaditja e veprave terroriste ose veprave penale kunder rendit Kushtetues dhe Sigurise se Republikes se Kosoves nga neni 144 par. 4 lidhur me nenin 135 par.1 nenparagrafi 1.7 te Kodit Penal te Republikes se Kosoves.

Gjykata i pranon si te bazuara pretendimet e prokurorise se sikur tani te pandehurit te gjendeshin ne liri mund te ndikojne ne rrjedha te procedures penale duke asgjesuar,ndryshuar apo falsifikuar provat e vepres penale apo se mund te ndikojne te deshimtaret te cilet akoma nuk jane ndegjuar,dhe masat tjera te sigurise nuk do te ishin adekuate. /albeu.com/
Shtuar më 13/07/2015, ora 15:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori