Gjykata vazhdon të jetë e ngathët, 2039 lëndëve u kalon afati
Pëlqej
Janë parashkruar shumë lëndë penale e kundërvajtëse nga Gjykata Themelore e Prishtinës gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti.

Janë 2039 lëndë që kanë kaluar të gjitha afatet për të gjetur zgjidhje. Në muajin shkurt të këtij viti kryetarja e re e Gjykatës ThemelorePrishtinës, Afërdita Bytyçi, ishte zotuar se do të përqendrohej për t’i kontribuar një sistemi të drejtë, efiçient e profesional në këtë institucion ku ndahet drejtësia, shkruan sot Koha Ditore.

“Mandati im do të përqendrohet për t’i kontribuar një sistemi të drejtësisë, i cili do të jetë i pavarur ndaj çdo lloj ndikimi, i paanshëm në funksionimin e tij, i përgjegjshëm, llogaridhënës, me integritet të lartë moral dhe profesional në të gjitha nivelet strukturore të tij, efiçient dhe profesional, i besueshëm, transparent dhe i qasshëm prej publikut. Këto parime unë bashkë me gjyqtarët e Gjykatës ThemelorePrishtinës do t’i avancojmë në punën tonë të përditshme”, pati thënë Afërdita Bytyçi.

Sikur edhe kolegët e saj paraprakë, ajo kishte marrë timonin e kësaj gjykate me qindra mijëra lëndë të pazgjidhura. Kjo gjykatë, pos lëndëve që ndodhin në territorin e kryeqytetit të vendit, ka nën juridiksion të saj edhe lëndët që ndodhin në Komunën e Fushë-Kosovës dhe në atë të Obiliqit.


Shtuar më 02/09/2017, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori