Gjykata Supreme merr vendim, qetësohet përfundimisht Shpend Ahmeti
Gjykata Supreme ka vendosur sot për dy ankesat e fundit të subjekteve politike, të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Prishtinë, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.

Po ashtu, Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Rahovec.
Shtuar më 08/12/2017, ora 12:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori