Gjykata Speciale Ndërkombëtare pritet të marrë në pyetje Berishën për një vrasje
Pëlqej
Bexhet Krasniqi, vëllai i ish- Ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi, ka konfirmuar se Gjykata Speciale është duke u marrë me zbardhjen e vrasjes së vëllai të tij, i ekzekutuar më 21 shtator të vitit 1998 në Tiranë.

Gjykata Speciale ka fillu me u marre me keto sene, na ka njoftu qe e ka ne juridiksionin e vet. Familja eshte kontaktu, ka marre pergjigje qe ata e kane nen juridiksion kjo nuk do te jete e mbyllur. Ka me zberthy ndoshta ka me zgjat pak ama e verteta ka me dale sheshit. Nese eshte Hashim Thaci uroj qe ta marre denimin e merituar”, ka deklaruar vëllai i Ahmet Krasniqit, Bexhet Krasniqi.

Pasi Gjykata Speciale u ka konfirmuar familjarëve se vrasja e kolonelit është nën juridiksionin e saj, tashmë në publik janë akuzuar dy persona për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit.

Ishte ish- kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, i cili gjatë javës së kaluar në një intervistë ekskluzive dhënë për gazetën kombëtare Bota sot, akuzoi ish- shefin e Shërbimit Sekret Shqiptar, Fatos Klosin, si organizatori kryesor i vrasjes së Ahmet Krasniqit. E në këtë situatë edhe Berisha pritet të merret në pyetje si dëshmitar nga Gjykata Speciale.

“Unë e kam njohur e kam takuar disa herë dhe ruaj kujtimet më të mira për kolonel Ahmet Krasniqin, ministrin e luftës të Qeverise së Kosovës të presidentit Rugova me kryeministër Bujar Bukoshin. Në tre takimet, qëllimi i ardhjes së tij tek unë ishte vetëm një: Të ndihmoja në bashkëpunimin e tij dhe forcave që ai komandonte me forcat e UÇK-së. Ahmet Krasniqin e ekzekutuan në rrugicën në prag të derës së shtëpisë ku banonte, Fatos Klosi, pra shërbimi inteligjent shqiptar.

Kjo është e padiskutueshme dhe gjerësisht e njohur. Pra organizator direkt i krimit të shëmtuar politik është Fatos Klosi, i cili gjatë qeverisë time ndiqej për lidhje me dy shërbime të huaja. E bëri këtë me punonjës të tij apo vrasës me pagës këtë duhet që ta sqaroj drejtësia.

Pas rikthimit në pushtet jam përpjekur që të zbardhet kjo vrasje, por kontrolli i PS-së mbi prokurorinë e bëri të pamundur këtë”, deklaroi ish kryeminsitri Sali Berisha.
Shtuar më 24/09/2018, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori