Gjykata Speciale me marrëveshje të përkohshme me Holandën
Gjykata Speciale për Kosovën mund të nis punën deri në miratimin e Marrëveshjes me Kosovën nga Parlamenti i Holandës.

Marrëveshja për Gjykatën Speciale me Holandën, nuk është miratuar ende nga Parlamenti holandez.

"Parlamenti i Holandës duhet ta miratojë marrëveshjen e mikpritësit për selinë. Kohëzgjatja e procedurave parlamentare është e përcaktuar nga vetë parlamenti”, tha ambasadorja holandeze Willems për Radion Evropa e Lirë.

Infrastruktura juridike e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë tashmë është ndërtuar.

Gjykata Speciale do të merret me akuzat për krime gjatë viteve 1999-2000, të ngritura ndaj pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo financohet nga Bashkimi Evropian dhe vepron në përputhje me ligjet e Kosovës. /albeu.com/

Shtuar më 28/07/2016, ora 11:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori