Gjykata Speciale gati për aktakuza
Gjykata Speciale duke filluar që sot është edhe ligjërisht funksionale dhe e gatshme për t’i pranuar aktakuzat e Prokurorisë Speciale ndaj ish-eprorëve të lartë të UÇK-së, të cilët dyshohen për kinse krime lufte.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, David Schëendiman nga sot mund të fillojë me ngritjen e aktakuzave ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Kjo meqë para 7 ditësh, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese shpalli aktvendimin pozitiv për rregullat e rishkruara të Rregullores së Procedurës dhe të Provave të Gjykatës Speciale, shkruan rtv21.

Me këtë rast u bë e ditur se këto rregulla janë në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës.
Shtuar më 05/07/2017, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori