E njihni? Ndër më të bukura të viteve ’80, aktorja e mirënjohur feston 55-vjetorin, ja si duket sot (FOTO LAJM)

Aktorja e mirënjohur e skenës shqiptare, Ema Ndoja feston sot ditëlindjen e 55-të.

Edhe pse ajo luajti pak role, ndër të cilët veshja dhe grimi ishin brenda kornizave të rrepta të asaj kohe, Ema Ndoja nuk kishte asgjë të përbashkët me koleget e saj të fundviteve ‘80. Ema ka lënë gjurmë në kujtesën e publikut. Kishte edhe të tjera të bukura, por Ema ishte joshëse. Ndër të paktat, në mos e vetmja, që kishte imazhin e gruas ndjellëse, jo thjesht të bukur.

E kujtoni me rolin e vajzës së ndrojtur në filmin “Në prag të jetës” ku mori edhe famën për të katapultuar me pas edhe si prezantuese e

Festivalin e 25-të të Këngës në RTSH? Ekspozoi trupin me rroba banje dhe dha shenja të qarta se ajo e kishte ndarë mendjen të ishte aktore dhe jo vajzë e mirë. Vetëm se nuk e pati të gjatë.

U zhduk nga ekrani pas viteve ’90, si gjithë të tjerat. Jeton prej vitesh në Gjermani ku dhe u martua me politikanin Rezzo Schlauch që nga fundi i vitit 2003. Kthimin e parë në Shqipëri e në skenën shqiptare e pati pas 31 vitesh, me dy mikeshat e saj Merita Tërshana e Vikena Kamenica, po aq e bukur po aq sharmante.