Izet Mexhiti: BDI-ja e ka humbur rrugën, ne do ta unifikojmë opozitën

Ish-nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti ka nisur procedurën për formim subjekti të ri politik në Maqedoninë e Veriut.

Mexhiti akuzoi BDI-në se e ka humbur rrugën dhe se nuk është në rrugë të drejtë.

“Ne bëmë një analizë të situtatës të politike edhe pse situatën politike e kemi analizuar gjatë kohë. Mendoj se kemi qenë konzistent në vazhdimësi, prej 2020-tës deri më tani, me bashkëveprimtarët deri më tani. Kemi bërë gjithçka, kemi dhënë nga vetvetja, për ta rikthyer Bashkimin Demokratik për Integrim. Inituita na ka treguar që BDI-ja nuk është në rrugë të drejtë dhe e ka humbur rrugën. Ne do të japim kontribut që ta fuqizojmë opozitën, ta unifikojmë opozitën me kontributin tonë sepse është e shëndetshme për demokracinë, është e shëndetshme edhe për shqiptarët në RMV që të ketë opozitë të fuqishme”, deklaroi Mexhiti.


Shtuar 18.07.2023 09:28