E FUNDIT/ Super super Kumbulla! Shqiptari realizon supergol me Romën (VIDEO)
Gjykata: Në zgjedhjen e Pacollit u shkel kushtetuta
Mediat kosovare kanë publikuar njoftimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për kërkesën e LDK-së, që të vlerësojë zgjedhjen e presidentit Behxhet Pacolli në 22 shkurt 2011.Gjykata Kushtetuese, ka rrëzuar zgjedhjen e Behxhet Pacollit si president.

Gjykata Kushtetuese, njëzëri vendosi që të shpall kërkesë të pranueshme dhe me shumice votash, dhe me dy gjyqtar mospajtues, shpall se “Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”, me datë 22 shkurt 2011, është jo kushtetues pasi është në kundërshtim me kërkesat e nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe parimet demokratike të mishëruara aty. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2011, ora 17:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori