Goditet makina e prefektit të Korçës, autori kapet pak minuta pasi u largua nga ngjarja

Foto ilustruese

Një person ka goditur makinën e prefektit të Korçës mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit të Korçës. Ndërsa mësohet se autori është larguar nga vendngjarja pas përplasjes.

Sakaq ai është arrestuar nga policia pak minuta më vonë. Sipas informacioneve, bëhet me dije se në unazën e qytetit, një shtetas ka përplasur mjetin e prefekturës duke shkaktuar dëme materiale.

Drejtuesi me iniciale D.Xh. është larguar nga vendngjarja duke u fshehur në një lagje të qytetit, ku u gjet nga policia e qarkullimit rrugor, ndërsa në testin e alkoolit rezultoi nën ndikimin e alkoolit. Pas kësaj u bë menjëherë shoqërimi i tij.

Çështja do ti kalojë prokurorisë për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 31.01.2023 21:59

Tags: