Gjykata: Lirimi i Jasharit i rrezikshëm, mund ta përsërisë atentatin ndaj Vllasit
Gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Alltene Murseli, vendosi vazhdimin edhe për dy muaj të tjerë masën e paraburgimit për Murat Jasharit dhe Avni Llumnicës, si të dyshuar për sulmin ndaj avokatit Azem Vllasi më 13 mars të këtij viti, ndërsa prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka thënë se një nga arsyet për vazhdimin e kësaj mase është se liria e tyre mund të cojë në përsëritjen e veprës penale.

"Duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale nga fakti se i pandehuri Murat Jashari me vetëdije ka dashur ta privojë nga jeta Azem Vllasin duke e cilësuar tradhtar të çështjes kombëtare, ndërsa i pandehuri tjetër, Avni Llumnica, duke i ditur veprimet e Jasharit i ndihmon të njëjtit, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit po të gjendeshin në liri të plotë do të mund të përsërisnin veprën penale", thuhet në aktvendimin për vazhdimin e paraburgimit kërkesën e Prokurorisë.

Lidhur me këtë vendim, avokati Rudari paralajmëroi se do t'i drejtohet me ankesë Gjykatës së Apelit për vendimin. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2017, ora 16:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori