Gjykata lëshoi fletarrest, Albini pi kafe në Austri
Pëlqej
Gjykatësi i Gjykatës Themelore të Prishtinës lëshoi sot vendimin për arrestimin e ish kreut të Lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurtit, për shkak të mos marrjes pjesë në seancën e sotme gjyqësore ku akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

Mirëpo, "Indeksonline" mëson se mosparaqitja e Kurtit në Gjykatë është me arsyetimin se ai nuk gjendet në Republikën e Kosovës.

"Albini ka udhëtuar dje në Austri për të marrë pjesë në një tubim me bashkatdhetarët atje", ka thënë ky burim.

Gjyqtari Beqir Kalludra ka thënë në seancë se pas arrestimit të Kurtit, atij do t'i caktohet masa e paraburgimit. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2017, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori