Gjykata lë në paraburgim tre të dyshuarit për krim të organizuar
Gjykatës së Apelit, me një kolegj prej tre gjyqtarësh, ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurve A.B., O.B., dhe S.B.

Apeli ka refuzuar si të pa bazuar, ankesat e avokatëve mbrojtëse, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, PPR.KR.nr.550/2015">2015, të datës 24.12.2015">2015.

Të pandehuri në fjalë po dyshohen nga ane e prokurorisë se kanë kryer veprën penale: Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar nga neni 274 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprën penale: Detyrim nga neni 267, i të njëjtit kod.

Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, pretendimet e bëra në ankesa nuk qëndrojnë, ngase bazuar në shkresat e lëndës, janë plotësuar shkaqet dhe arsyet ligjore për caktimin e masës se paraburgimit, ashtu siç parashihen në nenin 187 të Kodit të Procedurës Penale. /albeu.com/

Shtuar më 11/01/2016, ora 15:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori