Milot Vokshi, i cili akuzohet se ka keqpërdorur buxhetin e shtetit për rreth 31 mijë euro, para një muaji është rizgjedhur
sekretar i
Gjykatës Kushtetuese.
Rizgjedhja e tij është bërë pavarësisht se ai ishte dënuar nga
Gjykata e shkallës së parë për korrupsion, por që më pas
Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim, shkruan sot “Koha Ditore”.
Seancat e rigjykimit kanë nisur. Vokshi akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare për punën e tij që ka bërë në mandatin e parë si
sekretar i
Gjykatës Kushtetuese.
Në Gjykatën
Kushtetuese kanë përmendur vetëm zgjedhjen e Vokshit në vitin 2014, por jo edhe rizgjedhjen e para disa javëve. Në vitin 2014 kanë deklaruar se ai nuk po hetohej.
Shtuar më 02/12/2017,
ora 08:07