Lottito presion lojtarëve: Nuk ka rinovim nëse nuk jepni rezultate të mira në fushë

Pas pushimit me kombëtaret stërvitjet filluan këtë të mërkurë  dhe në dhomat e zhveshjes së ekipit “Biancoceleste” është shfaqur presidenti Lottito.

Ai është shprehur shumë i zemëruar kundrejtë lojtarëve duke  u thënë se nuk do të ketë rinovime nëse nuk ndiqni trajnerin tuaj dhe nëse nuk jepni rezultate pozitive në fushën e lojës.

Lazio momentalisht pozicionohet në vendin e 6 në Serie A me 11 pikë të grumbulluara në shtatë ndeshje./albeu.com


Shtuar 12.10.2021 10:50