Gjykata jep vendimin për Salih Mekajn
Pëlqej
Gjykata Themelore në Prishtinë i dha sot pafajësinë ish kryetarit të Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj dhe tre të akuzuarve Vlora Goranit dhe Mentor dhe Ali Seferajt.

Gati tre vjet nga koha kur ishte arrestuar dhe dy vjet pasi ishte ngritur aktakuza, ish-kryetari i Gjykatës së Apelit mësoi verdiktin e shqiptuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës në lidhje me pretendimet e Prokurorisë ndaj tij.

Mekaj që ishte arrestuar në korrik të vitit 2015 po akuzohet për keqpërdorim të detyrës në lidhje me një rast ku sipas prokurorisë Mekaj do të angazhohej në caktimin e shqyrtimit gjyqësor në dy raste dhe ricilësimin juridik të veprave penale.

Pothuajse i gjithë ky gjykim është zhvilluar prapa dyerve të mbyllura për shkak se mbrojtja kishte kërkuar mbylljen e seancës për publikun pasi që sipas tyre mund të cenohej privatësia e palëve në procedurë.


Shtuar më 28/05/2018, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori