Gjykata jep 30 ditë paraburgim për sulmuesin e gazetarit Kajtazi
Fitim Thaqi do të qëndrojë të paktën 30 ditë në paraburgim për shkak se ka rrahur gazetarin Vehbi Kajtazi. Vendimin për të mbajtur një muaj në paraburgim është marrë në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga gjyqtarja Naile Krasniqi.

Thaqi ka deklaruar se është penduar pse rrahu gazetarin derisa Kajtazi tha se organizator dhe shtytës ishte Milaim Zeka. Ky i fundit ka mohuar akuzat e Kajtazit.

Të patën deri më 14 nëntor të këtij viti, Fitim Thaqi, do të qëndrojë në paraburgim si i dyshuar për sulmin fizik ndaj gazetarit Vahbi Kajtazi.

Vendimi për masën e paraburgimit e ka marrë sot Gjykata Themelore në Prishtinë pas kërkesës së Prokurores së rastit, Merita Lumezi.

Thaqi u dorëzua në Polici, të shtunën mbrëma, një ditë pasi sulmoi fizikisht Vehbi Kajtazin, drejtor i portalit “Insajderi”.

Gjykata Thenmlore në Prishtinë ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për Fitim Thaqin, personi që e sulmoi fizikisht gazetarin Vehbi Kajtazi ditë më parë në një kafiteri të Prishtinës. Vendimi me kërkesë të prokurorës Merita Lumezi, u dha nga gjyqtarja Naile Krasniqi.

Lajmin per Gazetën Express e ka konfrimuar avokati i Thaqit, Gazmend Halilaj.

Fitim Thaqi, 30 vjeçar, nga Llapushniku i Drenasit, të premten në mesditë, grushtoi gazetarin Vehbi Kajtazi, në një lokal, në qendër të Prishtinës.

Kajtazi tha se motivi pse u sulmua ka të bëjë me shkrimet që kishte bërë për Milaim Zekën lidhur me disa mashtrime për punësime dhe viza.

Milaim Zeka ka thënë se nuk ka të bëjë asgjë me sulmin ndaj Kajtazit derisa sulmet i ka quajtur personale. Ka thënë shkrimet kundër tij po bëhen pasi ka zbuluar disa skandale të pronarëve të “Insajderit”.

Ndërkohë, Vehbi Kajtazi, për Express, ka thënë se Zeka në pamundësi për t’i ndalur shkrimet organizoi sulmin ndaj tij. Ai tha se në momentin kur Thaqi e kishte sulmuar bashkë me te ishin edhe disa ish-komandantë të UÇK’së si Bekim Shyti, Roland Bartzeko etj.

Tri ditë pas rrahjes së gazetarit ka reaguar edhe familja e Fitim Thaqit. Axha i tij, Fetahu, ka thënë se u kërkon falje gjithë gazetarëve e edhe Kajtazit për incidentin. Ka thënë se përleshja e nipit të tij me Kajtazin ishte e rastësishme. Ka mohuar se në këtë mes është i përfshirë edhe Milaim Zeka.

Sulmet ndaj gazetarëve viteve të fundit janë shpeshtuar. Vetëm këtë vit janë 16 sulme ndaj gazetarëve derisa kohë më parë ishte sulmuar edhe Parim Olluri, po ashtu, themelues i “Insajderit”.

Një ditë pas rrahje së Kajtazit, gazetarët e Kosovës mbajtën një protestë para Qeverisë dhe Kuvendit. Kërkuar drejtësi për gazetarët e sulmuar dhe dënime për gjithë ata që sulmojnë njerëzit e mediave.

Pasluftës në Kosovë ka pasur raste kur gazetarët edhe janë vrarë, plagosur e rrahur. Tepër pak raste kanë përfunduar me vendime për dënimin e sulmuesve.
Shtuar më 15/10/2017, ora 19:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori