Ndodh në Bundesligë, Bayerni luajti me 12 lojtarë ndaj Freiburg (FOTO LAJM)

Bayern Munich ka fituar ndeshjen e sotme ndaj Freiburg me rezultatin 4-1. Një takim që do të mbahet mend për një gabim gjatë zëvendësimeve.

Në minutën e 85-të kur po bëheshin zëvendësimet, në fushën e lojës kishte plot 12 futbollistë të skuadrës bavareze, ndërsa tashmë rrezikon edhe fitoren për këtë episod.

Sipas “Sport Bild”, Bayerni rrezikon ta humbasë këtë ndeshje me rezultat zyrtar, pasi luajti me një futbollistë më shumë për rreth 20 sekonda./ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.04.2022 19:25