Gjykata Ushtarake e UÇK-së ka
gjykuar me pushkatim kryetarin aktual të Suharekës Blerim Kuçi. Këtë gjë e ka pranuar Sokol
Dobruna, ish-kreu i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së.
“Ndoshta dikush ma ka sjellë për
shkak të FARK-ut por unë e kam
gjykuar për
shkak se nuk është paraqitur tek ne, por ka dalë jashtë Kosovës dhe ai gabim i ka shkaktuar dëm ushtrisë dhe dezertori dënimin me vdekje e ka të pamohueshëm”, ka thënë Sokol
Dobruna. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2011,
ora 09:38