100 vjet marrëdhënie, Biden videomesazh për shqiptarët: Do vazhdojmë bashkëpunimin

President i SHBA-ve Joe Biden ka uruar shqiptarët përmes një videomesazhi në ceremoninë që aktualisht po zhvillohet.

 

 “Dërgoj urimet më të përzemërta për miqësinë jetëgjatë të SHBA-ve, ndërsa festojmë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona. Kur SHBA-të mbrojtën pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore u krijua një miqësi e përhershme e popujve tanë, një dashuri e përbashkët për lirinë dhe vlerat e demokracisë të cilat nuk u thyen kurrë edhe në dekadat e diktaturës.

Sot Shqipëria dhe ShBA janë aleatë në NATO dhe ne shikojmë në të ardhmen SHBA do të vazhdojë të bashkëpunojë me Shqipërinë për të ndjekur rrugën drejt Bashkimit Evropian, tha Biden ndër të tjera.


Shtuar 28.07.2022 11:30