Gjykata e Gjilanit do ta gjykojë Ramadan Mujën
Pëlqej
Gjykata e Apelit, ka caktuar Gjykatën Themelore në Gjilan si kompetente për ta gjykuar çështjen e të akuzuarit Ramadan Muja dhe 5 personave të tjerë.

Përmes një komunikatë për media, është bërë e ditur se Apeli ka vendosur lidhur me kërkesën e Kryetarit të Gjykatës ThemelorePrizren, të datës 08.08.2017, ka caktuar Gjykatën Themelore në Gjilan, përkatësisht Departamentin për Krime të Rënda, si kompetente territoriale, për gjykimin e çështjes, kundër të akuzuarve, Ramadan Muja, Minir Krasniqi, Kadri Ukimeri, Avni Ademaj, S.P, dhe A.T, shkruan Express.

Të gjashtë të akuzuarit, dyshohet se kanë bërë vepër penale, shpërdorim të pozitës zyrtare.

Gjykata e Apelit, thuhet në komunikatë, se vlerëson Gjykatën ThemelorePrizren si jo-kompetente për ta gjykuar këtë çështje, për shkak se ekzistojnë pengesa juridike dhe faktike ashtu siç parashihen në dispozitat e nenit 37 të Kodit të Procedurës Penale.

Ramadan Muja, së bashku me zyrtarë tjerë komunalë më 13 mars 2014 u gjetën fajtorë dhe u dënuan nga Gjykata Themelore e Prizrenit për veprat penale të keqpërdorimit të detyrës dhe autoritetit zyrtar.

Muja dhe të tjerët akuzoheshin se kishin bërë keqpërdorime me prona komunale dhe të menaxhuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit

Kryetari i Prizrenit, për katër pikat e aktakuzës u dënua me burgim prej dy vjetësh, me kusht që ai të mos kryejë vepra tjera penale gjatë 3 vjetëve. Ai po ashtu mori edhe dënimin plotësues- ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike në kohëzgjatje prej 30 muajsh.

Ky është njoftimi i dërguar nga Gjykata e Apelit:

Gjykata e Apelit ka caktuar Gjykatën Themelore në Gjilan si kompetente për ta gjykuar çështjet e të akuzuarit R.M. dhe 5 personave tjerë

Prishtinë, 22 shtator 2017 – Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur lidhur më kërkesën e Kryetarit të Gjykatës ThemelorePrizren, të datës 08.08.2017, ka caktuar Gjykatën Themelore në Gjilan – Departamentit i Krimeve të Rënda, si kompetente territoriale, për gjykimin e çështjes, kundër të akuzuarve R.M.,S.P.,A.A.,K.U.,A.T. dhe M.K.

Këta të fundit akuzohen për shkak të veprës penale Shpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimit, nga neni 422 paragrafi 1 e 2, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës.

Kryetari i Gjykatës ThemelorePrizren, kishte kërkuar nga Gjykata e Apelit që kjo çështje penale, ti kaloj t’i kaloj në kompetencë ndonjë gjykate tjetër, me arsyetimin se njëra nga veprat për të cilat akuzohet i akuzuari R.M., është kallëzim penal i parashtruar nga Gjykata ThemelorePrizren, për pengimin e punës në gjykatë, me rastin e ndalimit të pjesëmarrjes se ekspertëve – gjeodetëve në seancat gjyqësore, ku kryetari i gjykatës dhe një gjyqtarë janë dëgjuar si dëshmitarë.

Gjykata e Apelit vlerësoj Gjykata ThemelorePrizren, është jo-kompetente për ta gjykuar këtë çështje, për shkak se ekzistojnë pengesa juridike dhe faktike ashtu siç parashihen në dispozitat e nenit 37 të Kodit të Procedurës Penale.


Shtuar më 22/09/2017, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori