Gjykata e Apelit ia shton dënimin të akuzuarit për terrorizëm
Gjykata e Apelit e Kosovës, ka aprovuar ankesën e prokurorisë, në rastin e të akuzuarit Rakip Avdyli,për shkak të veprës penale “Shtytja në kryerjen e veprave terroriste” nga neni nga neni 141 i Kodit Penal të RKS-së.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Pejë, i datës 24.11.2016, është ndryshuar vetëm sa i përket vendimit mbi dënim. Kështu nga 10 muaj burgim sa ishte dënuar në shkallë të parë, të akuzuarit, dënimi i është rritur në 1 vjet e 6 muaj burgim.

Gjykata e Apelit gjeti se edhe pse i akuzuari e ka pranuar fajësinë, ka shpreh pendimin për veprën e kryer, më parë nuk ka qenë i gjykuar, është mbajtës i familjes dhe me gjendjen të vështirë ekonomike, mënyra e kryerjes së veprës penale dhe përsëritja e veprimeve, deri sa është zbuluar nga policia, tregon vendosmërinë e të tij për kryerjen e kësaj vepre.

Pastaj, vendi dhe rrethanat nën të cilat është kryer, janë të natyrës të atillë që paraqesin intensitet të rrezikshmërisë shoqërore dhe shkallën e përgjegjësisë penale të të akuzuarit më të lartë, ndaj të cilit me një dënim aq të butë nuk mund të arrihet qëllimi i dënimit, thuhet në një komunikatë për media.
Shtuar më 09/10/2017, ora 09:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori