Gjuriq: Vuçiç i tronditur me shkarkimin e Mariq
Pëlqej
Ish Ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale në Kosovë Ljubomir Mariq është shkarkuar kundër dëshirës së përfaqësuesve serb në Kosovë.

Kështu ka deklaruar drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

“Kryeministri Vuçiç është tronditur, ngaqë politikanët serb në vend se të negocionin me përfaqësuesit serb, kanë rënë dakord të udhëhiqen nga politikat e Mustafës dhe Thaçit. Kjo është e papranueshme dhe nuk do të lejohet” ka thënë Gjuriq.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa shkarkoi nga detyra Ministrin e Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale, Ljubomir Maric dhe në vend të tij është emëruar zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale Mirjana Jevtiq./albeu.com/


Shtuar më 17/12/2016, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori