Gjuriq u dorëzon serbëve të Zveçanit çelsat e 12 banesave
Marko Gjuriq, Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë është kthyer sërish në veri të Kosovës, kësaj radhe në Banjskë të Zveçanit, dhe ka dorëzuar çelësat e 12 banesave, ndërtimi i të cilave është bërë me mjetet e Zyrës për Kosovën.

“Dita e sotme është shumë e rëndësishme në aspektin psikologjik dhe esencial për popullin serb, jo vetëm të Banjskës, por të gjithë veriut të Kosovës. Kjo është vetëm njëra prej katër ndërtesave që do të ndërtohen në veri. Kemi përfunduar ndërtimin edhe të 27 shtëpive për persona të zhvendosur, ndërsa këtë vit kemi filluar edhe një projekt ambicioz lidhur me kthimin dhe shpresoj se në kohën sa më të shkurtër do të kemi rastin që ta prezantojmë”, ka thënë Gjuriq.

Ai ka paralajmëruar dhe ka garantuar serbët e veriut se me mjetet e kësaj Zyre do të ndërtohen edhe katër ndërtesa të tjera me 40 apartamente, të cilat do t’u jepen serbëve, përfshirë edhe refugjatë.

Ndërkohë Gjuriq paralajmëroi edhe projekte të tjera zhvillimore, përfshirë edhe ndërtimin e një qendre rehabilitimi në Bajë.

Pjessmarrës në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të 12 banesave kanë qenë edhe kryetarët e komunave veriore, Zveçan dhe Zubin Potok, Vuçina Jankoviq, përkatësisht Stevan Vuloviq, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Lubomir Mariq, si dhe i ashtuquajturi kryeshef i Qarkut të Mitrovicës, Vaso Jeliq. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2015, ora 09:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori