Gjuriq paralajmëron veprime ndaj Kosovës
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka dënuar, siç ka thënë ai, përpjekjen për frikësim në “krahinën jugore serbe me shkrime të mesazheve urrejtëse në ndërtesën e shkollës në Uglar” dhe ka theksuar se Serbia “nuk do të rrijë e heshtur dhe e pafuqishme ndaj çfarëdo shpërthimi të dhunës në Kosovë".

Ai ka tërhequr vërejtjen se ata që dëshirojnë destabilitet të ri në Kosovë le të mendojnë për pasojat, thotë kumtesa nga zyra e tij që e përcjell radiokim.

“Populli i paktë serb, i cili, përkundër presioneve, ka mbetur të jetojë në Uglar, pas këtij incidenti duhet të marrë mbrojtje të shtuar nga policia vendore dhe forcat ndërkombëtare ashtu që provokatorëve t’i dërgohet mesazhi se në Kosovë nuk do të tolerohen shovinizmi dhe kërcënimet me terrorizëm”, ka thënë Gjuriq në kumtesë.


Shtuar më 29/01/2018, ora 16:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori