Gjuriç: Në Serbi janë rreth 200 mijë serbë të Kosovës
Drejtori për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuricc, ka deklaruar se në Serbi, aktualisht gjenden rreth 204 mijë persona të zhvendosur nga Kosova.

Në një konferencë për shtyp ai ka theksuar se ka probleme në kthimin e të zhvendosurve. Sipas tij, edhe pas 17 vjetëve nga përfundimi i luftës në Kosovë, vazhdon të mbetët i pazgjidhur numri i të zhvendosurve.

Por, ai ka pranuar se kthimi i tyre nuk mund të bëhet pa angazhimin e të gjitha palëve të përfshira në këtë proces.

“Për këtë arsye, kjo çështje nuk mund të zgjidhet pa koordinimin e të gjitha aktiviteteve nga të gjitha palët e interesuara”, ka thënë ai. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2016, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori