Gjuriçit nuk i jepet leje të hyjë në Kosovë: A do të përsëritet skena?
Ndonëse paralajmëroi se nesër do ta vizitojë veriun, në ditën kur qytetarët atje do të votojnë për të zgjedhur kryetarët e katër komunave, Marko Gjuriç, nuk do lejohet të hyjë në Kosovë.

Në një intervistë për televizionin shtetëror serb, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, tha se nesër ( e dielë), do ta vizitojë Veriun e Kosovës. ai planifikoi vizitë sepsi siç u shpreh këto zgjedhje janë të rëndësishme për t’i mbrojtur interesat e Serbisë.

Por, një vizitë e tillë nuk do të jetë e mundur sepse MPJ nuk ia ka aprovuar kërkesën atij.

Këshilltari politik i ministrit të Jashtëm, Jetlir Zyberaj, tha se kërkesa për vizitë nuk i është aprovuar Gjuriqit sepse nuk është në përputhje me kriteret e marrëveshjes së Brukselit.

Gjuriç ka bërë kërkesën sot, ndërsa marrëveshja thotë se kërkesa për vizita zyrtare duhet të bëhet gjatë ditëve të punës (nga e hëna deri të premtën), jo gjatë fundajvës, raporton Gazeta Express.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen nesër në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore pas dorëheqjes së kryetarëve.

Dorëheqja e tyre ka ardhur për shkak të taksës 100% të vendosur nga Qeveria Haradinaj. Për disa muaj rresht, këto komuna mbetën pa kryetar, më pas presidenti Thaçi, mori vendim për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Vitin e kaluar, Policia e Kosovës ka arrestuar në Mitrovicë të Veriut shefin e të ashtuquajturës zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç. Arrestimi ka ndodhur në tubimin serb në Kosovë, ku Gjuriç ka shkuar përkundër se autoritetet kosovare ia kanë ndaluar hyrjen.
Shtuar më 18/05/2019, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori