Gjuriçi thotë se "ka respekt për shqiptarët"
I ashtëquajturi drejtor për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç do te vizitojë sot serbet ne veri.

Me këtë rast, Gjuriçi do të shohë ndërtimet që po bën Serbia në Zubin Potok, në Zveçan dhe në Mitrovicë të Veriut.

"Ne kemi shumë respekt për popullin shqiptar. Pavarësisht konflikteve që kanë ndodhur, është përgjegjësi e jona që të punojmë dhe të kujdesemi për serbët në veri të Kosovës", tha Gjuriç për Tanjug.

Sipas tij, ka gjëra të përbashkëta që mund të shihen dhe "gjërat mund të rregullohen në raport me shqiptarët e Kosovës". /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2014, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori