Gjuriçi ka nisur ta mësojë shqipen
Pëlqej
I ashtëquajturi drejtor për Kosovën dhe për Metohinë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, menjëherë pasi e ka marrë këtë detyrë me rëndësi lidhur me raportet me Kosovën, ka nisur ta mësojë shqipen në fakultetin filologjik në Beograd.

Qëllimi i tij ka qenë që gjatë mbajtjes së mandatit ta drejtorit për Kosovën ta mësoje rrjedhshëm shqipen.

Madje, mësuesja e tij në albanologji në Beograd ka jetuar disa kohë në Shqipëri, transmeton Presheva Jonë.

Marko Gjuriç gjatë karrierës së tij politike ka qenë këshilltar i presidentit Tomislav Nikoliç dhe pjesëtar në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori