Gjuriç: Si iu bë Jabllanoviqit s'mund t’i bëhet asnjë serbi në Kosovë
Drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka deklaruar se janë mbledhur në Graçanicë për të treguar forcën dhe qëndrueshmërinë e tyre dhe se shteti i Serbisë gjithnjë do të jetë me serbët e Kosovës. Ai tha se po japin një porosi se ajo që iu është bërë Jabllanoviqit nuk mund t’i bëhet asnjë serbi në Kosovë.

Gjuriq ka shtuar se nga ajo se si do të vendoset në këtë takim të parë punues të komunave do të varet se si do të sillet Beogradi.

“Sot jemi mbledhur në Graqanicë për të treguar forcën tonë dhe qëndrueshmërinë tonë. Ai bashkimi që kemi pasur me vite do të jetë lidhja jonë me Kosovën edhe me tutje. Kam ardhur për të iu treguar që ju duhet të bashkoheni duhet të definoni prioritetet kyqe të politikës suaj. Qeveria e Serbisë asnjëherë përgjegjësinë e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit nuk do ta lëshojë mbi serbët e Kosovës”, ka thënë ai.

Ai shtoi se Serbia do të vazhdojë ta ndihmojë komunitetin serb në Kosovë, politikisht, ekonomikisht dhe në mënyra tjera. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2015, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori