Gjuriç shkon në Moskë për të folur si e arrestuan në Kosovë
Shefi i së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka qenë për vizitë në Moskë të Rusisë, ku është takuar me diplomatë rusë me të cilët ka biseduar edhe për Kosovën, shkruajnë mediat serbe

Pas vizitës që zhvilloi ditën e mërkurë, Gjuriç tha që ka biseduar me zëvendës ministrin rus të Punëve të Jashtme, Aleksandr Gushko. Në takim është trajtuar edhe Kosova.

Mediat serbe shkruajnë që Gjuriç bisedoi me rusët për të gjetur “zgjidhje paqësore” në dialog. Zyrtari serb tha që në Rusi ka gjetur “mbështetje vëllazërore për politikën e jashtme serbe edhe për Kosovën”.

Ai shtoi që marrëdhënia në mes të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe atij serb, Aleksandar Vuçiç, vlerësohet lartë në Moskë.

Pas këtij takimi, ministria ruse lëshoi një komunikatë në të cilën thoshte që pjesëmarrësit në takim konfirmuan unitetin e Serbisë dhe Rusisë ndaj “çështjes së Kosovës dhe Metohisë”.


Shtuar më 12/04/2018, ora 13:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori