Gjuriç: Serbia e zotuar kundër pavarësisë së Kosovës
I ashtëquajturi drejtor për Kosovën në qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç është shprehur se Serbia do të përdorë çdo mjet me qëllim që të ndalë pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë dhënë TV Mos të Deçanit, Gjuriç tha se me Kosovën flitet vetëm për rregullim marrëdhëniesh dhe asnjëherë pavarësim të saj nga Serbia.

Ai shtoi se "serbët në Kosovë dhe qeveria e Serbisë janë të angazhuar për ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe kërkojnë stabilitet".

Marko Gjuriç, qeverinë e Prishtinës e konsideroi "qeveri krahinore"./albeu.com/

Shtuar më 02/01/2015, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori