E FUNDIT/ Skandali i Patronazhistëve, Yuri Kim flet për herë të parë (FOTO LAJM)

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për herë të parë për çështjen e patronazhistëve.

Përmes ambasadores Kim, është kërkuar të veprohet sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR, në mënyrë që qytetarët të votojnë të lirë dhe larg ndikimeve.

“Ne i nxisim autoritetet të veprojnë sipas rekomandimit te mëposhtëm dhe rekomandimeve të tjera të OSBE/ODHIR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

E drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm – pa frikë apo presion apo joshje të paligjshme – është themelore për demokracinë”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës.