Gjuriç: Serbia do ti tregojë botës raportin e Uilliamsonit
Pëlqej
Duket se raporti i Uilliamsonit është një karem i mirë për zyrtarët e lartë serbë, që të mund "të prishin imazhin e Kosovës".

Një gjë të tillë e ka thënë vetë i ashtëquajturi shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.

“Jam i Sigurt se javët e ardhshme do ta shfrytëzojmë rrjetin tona konsullor-diplomatik i cili funksionin gati në 100 shtete që e gjithë bota ta marrë vesh të vërtetën. Kemi përgjegjësi të madhe që ta njoftojmë gjithë bashkësinë ndërkombëtare për raporin e Ëilliamson, por edhe për rreth situatës së përgjithshme që ato krime ende nuk janë proceduar dhe për faktin që fajtorët nuk janë dënuar ende. Është e një rëndësie thelbësore e gjithë ajo që është përfolur në mediat botërore rreth kësaj teme. Por ne nuk mund të jemi të kënaqur deri në momentin kur ata njerëz përgjegjës për ato krime nuk do të dënohen, sikur që është e rëndësishme që të gjithë ata që janë përgjegjës për krimet në Kosovë dhe Metohi të nxirren para drejtësisë”, tha Gjuriç.

Mediat në Serbi kanë paralajmëruar se raporti i Uilliamosit do të përmendet edhe në Kombet e Bashkuara, aty ku më 26 gusht do të debatohet për Kosovën. /albeu.com/

Shtuar më 07/08/2014, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori