Gjuriç: Serbia do ta mbrojë Ivanoviçin
Pëlqej
Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç është shprehur se Serbia do të vazhdojë të qëndrojë në krah të Oliver Ivanoviçit dhe të gjithë të tjerëve të akuzuar për krime lufte.

Ai ka përsëritur para gazetarëve të jetë i bindur se në çdo proces korrekt, të pandehurit do të dëshmojnë pafajësinë e tyre.

Gjuriç tha se shteti serb do ta kërkojë me ngulm lirinë me kusht për Ivanoviçin, pasi sipas tij, është pritur 15 vjet të ndërtohet një akuzë, e cila nuk mund të ç'bëhet për vetëm 1 muaj nëse lihen në liri.

“Po ashtu kundërshtojmë përpjekjet për të kriminalizuar të gjitha veprimet që popullata serbe ka bërë për të mbijetuar në këto hapësira, dhe tentimet për të vënë artificialisht balanc në mes të disa veprimeve të shqiptarëve gjatë luftës, me këtë proces, duke dashur që në këtë mënyrë të vihet një barazpeshë politike, dhe duke vënë prapa grilave njerëz të pafajshëm. Serbia ka ofruar garanci politike dhe juridike që Oliver Ivanoviq të mbrohet në liri, andaj ne jemi duke vazhduar me përpjekje të tilla”, tha Gjuriç.

Marko Gjuriç u shpreh se serbët jo më kot kanë patur pakënaqësi nga misioni evropian në Kosovë, EULEX-i, që sipas tij, "ka diskriminuar serbët". /albeu.com/

Shtuar më 26/08/2014, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori