Gjuriç: Serbët e Kosovës nuk kanë nevojë për pasaporta kosovare
Sipas drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, serbët që jetojnë në Kosovë nuk kanë nevojë për pasaporta të Kosovës që t’u mundësohet liberalizimi i vizave.

"Askush nuk mund t’i detyrojë serbët në Kosovë që të pranojnë pasaportat në cilat janë simbolet e papranueshme të shpallur paligjshëm me pavarësinë e Kosovës. Ne do të marrim masa për të zgjidhur këtë problem, ose do ta fusim në procesin e dialogut në Bruksel", ka thënë Gjuriq, transmeton Klan Kosova.

Pasaportat që bartin serbët e Kosovës të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë nuk u mundësojnë serbëve qarkullim në zonën Schengen pa viza.

Gjuriq ka thënë se nëse Bashkimi Europian ka vendosur të heqë vizat edhe për këtë pjesë të territorit duke vendosur mbi parimin gjeografik dhe jo në diçka tjetër, atëherë liberalizimi duhet të jetë i vlefshëm për tërë territorin dhe popullatën, pavarësisht dokumentit. /albeu.com/

Shtuar më 30/05/2016, ora 12:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori