Gjuriç: Qeveria e re në Kosovë të njohë të drejtat legjitime të serbëve
Udhëheqësi i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, takoi sot ambasadorin e Austrisë në Beograd, Johannes Aigner.

Gjuriç bisedoi me ambasadorin për situatën politike në Kosovë dhe perspektivat për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë.

Siç thuhet në njoftimin e kësaj zyre, Gjuriç ka thënë se pret nga qeveria e re e Kosovës të jetë e gatshme të njoh të drejtat legjitime dhe interesat e serbëve dhe komuniteteve tjera jo shumicë në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 07/07/2017, ora 12:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori