Gjuriç nuk vuri mend, reagon ndaj Pal Lekajt
Shefi i zyrës së Serbisë për Kosovën Marko Gjuriç ka thënë sot se serbët që jetojnë në Kosovë nuk do të heqin dorë nga formimi i Asociacionit të komunave serbe.

Gjuriç ka theksuar se pavarësisht kërcënimeve që vijnë nga ministrat e Kosovës se do t’i arrestojnë serbët nëse krijojnë asociacionin, ata nuk do të ndalen, transmeton Indeksonline.

Serbët në Kosovë nuk do të heqin dorë nga Asociacioni, sepse është e drejtë e jona ndërkombëtare. Kjo marrëveshje është nënshkruar edhe nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, e që është detyrim i Prishtinës”, ka theksuar Gjuriç.

Ai ka shtuar se sjellja e tillë e Kosovës nuk do të ishte e mundur nëse nuk do të kishte mbështetjen e SHBA-ve dhe BE-së.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi mbrëmë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka paralajmëruar se nëse serbët formojnë njëanshëm asociacionin, do të arrestohen.


Shtuar më 28/03/2018, ora 12:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori