Shefi i të ashtuquajturës ‘Zyra për
Kosovën’ në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka thënë se zgjidhja për Republikën e
Kosovës nuk mund të bëhet pa arritur një
marrëveshje me Serbinë.
Këto deklarime Gjuriç i ka bërë në TV Pink, duke shtuar se Serbia nuk do të pranojë ndonjë
marrëveshje e cila nuk është në favor të Serbisë.
“Ne jemi për zgjidhje por nuk do të bëjmë kompromis për të pranuar pavarësinë e
Kosovës”, ka deklaruar Gjuriç.
Ai ka folur edhe për veprimin e djeshëm të delegacionit serb të cilët e lëshuan konferencën e përbashkët për Politika të Jashtme që po mbahej në Vjenë të Austrisë, shkaku i pranisë së Republikës së
Kosovës si shtet më të drejta të plota.
Shtuar më 12/10/2018,
ora 10:47