Gjuriç: Me Ramën e folëm dhe “bashkimin kombëtar”
I ashtëquajturi drejtor për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka thënë se në takimin me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, është hapur edhe çështja e “bashkimit kombëtar të shqiptarëve”.

“Atë që kryeministri Vucic e ka thënë në prononcimin e tij pasi Rama doli me atë deklaratën e famshme, atë ia ka thënë edhe në takim, por në mënyrë më energjike dhe më bindëse. Kjo ka qenë një bisedë pa dorëza diplomatike”, ka thënë Gjuric për B92.

Ai ka shtuar se pala serbe nuk i është qasur kësaj teme në mënyrë grindavece, por ka qenë e orientuar drejt zgjidhjes së problemeve, pasi që, siç ka thënë ai, është në interes si të serbëve, ashtu edhe të shqiptarëve që të kenë marrëdhënie normale, transmeton Koha.net.

I pyetur se cili ka qenë reagimi nga pala shqiptare, Gjuric ka thënë se mendon që reagimi ka qenë shumë më i butë sesa në paraqitjet mediatike. /albeu.com/

Shtuar më 21/04/2015, ora 22:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori