Gjuriç kërcënon ministrat e Qeverisë së Kosovës
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka mbledhur në Beograd, të shtunën, kryetarët e dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë, zëvendëskryeministrin e Kosovës, Branimir Stojanoviç, ministrat, Lubomir Mariç e Dalibor Jevtiç, deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës, si dhe përfaqësues të Listës "Srpska", me të cilët ka biseduar për hapat që duhen ndërmarrë pas arritjes së marrëveshjeve në Bruksel.

Ai u ka thënë atyre se marrëveshjet e arritura në Bruksel paraqesin thyerje të madhe për pozitën e serbëve në Kosovë, gjë që nënkupton edhe nivelin më të madh të atyre që përfaqësojnë popullin serb në Kosovë.

"Mbi juve, si përfaqësues të serbëve, nga formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe bie përgjegjësia më e madhe për fatin e popullit serb dhe të shtetit të Serbisë në Kosovë e Metohi shumë më shumë se në periudhën e përparme", ka kërcënuar Gjuriç, përcjell Zëri.

Sipas medieve serbe, Gjuriç ka theksuar se, shteti i Serbisë do të përpiqet që t’u sigurojë kushte materiale e politike për punë, se pas tyre do të qëndrojë Qeveria e Serbisë, por që pjesa më e ndjeshme dhe më e rëndë e punës në terren do të jenë ndërtimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, i institucioneve, të cilat punë, sipas tij, bien ekskluzivisht mbi ta. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2015, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori