Gjuriç këmbëngul për asocacionin e komunave serbe
Pëlqej
Shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka vlerësuar se ka shumë rëndësi baza politike për të krijuar asocacionin e komunave serbe në veri të Kosovës.

Kjo, sipas tij, bëhet e mundur, përmes marrëveshjes me forcën politike të Qeverisë së ardhshme të Kosovës.

Ai tha se Lista Serbe po tenton të bisedojë dhe të mirret vesh me përfaqësuesit e qeverisë së ardhshme.

“Me gjithë kritikat, pas 15 vjetësh ka ndodhur institucionalizimi i ndikimit tonë në ‘Krahinë’ dhe i pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në jetën politike. Mendoj se kjo është gjë e mirë, meqë tash shqiptarët janë të detyruar të merren vesh me ne dhe kjo sjell vetëm të mira për komunitetin tonë në Kosovë e Metohi”, tha Gjuriç.

Në pyetjen si e komenton vlerësimin se Beogradi në Kosovë zbaton politikën e CDU-së së Angela Merkelit, ai u përgjigj se "politika serbe është një politikë e brendshme dhe se askush, as Lindja dhe as nga Perëndimi nuk mund ti diktojë Serbisë politikën e brendshme të saj". /albeu.com/

Shtuar më 04/08/2014, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori