Gjuriç: Dialogu me Kosovën ka hyrë në arkivol
Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka thënë se Platforma e Dialogut është ‘gozhda e fundit në arkivolin e dialogut me Beogradin”.

Sipas tij një platformë e tillë e ka ‘vrarë dialogun’ e Brukselit, shkruan novosti.

Gjuriç është kujdesur që të sulmojë edhe Sllobodan Petroviqin, duke thënë se përmes tij është bërë e mundur që të miratohet ajo platformë në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij Petroviqi çdo ditë e më shumë është duke vepruar në kundërshtim me interesat e Serbisë.

Ai thotë se Lista Serbe çdo ditë e më shumë po lufton për interesat e Serbisë në Kosovë.

“Petroviq në vend se të protestonte kundër veprimeve që Kosova po i bën përmes taksave dhe sulmeve ndaj Trepçës, ai po mbështet protestat e organizuara kundër Vuçiçit”, ka thënë Gjuriç.
Shtuar më 14/03/2019, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori