Gjuriç: Burgosja e Ivanoviç, grusht për shtetin e kombin serb
Marko Gjuriç
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric ka thënë sot se, dërgimi ie sotëm i Oliver Ivanoviqit nga arresti shtëpiak në burg, Serbia dhe populli serb e përjetojnë si një grusht në fytyrë për shtetin dhe kombin e tyre.

"Sikur nuk mjaftonte që Ivanovic të poshtërohej në procedurën e shkallës si dhe gjykimin e shqiptuar kundër tij, por demonstrimi i forcës anti ligjore të gjyqësorit të Kosovës është dashur ta marrë këtë formë përfundimtare absurde", ka thënë Gjuic, përcjellë Klan Kosova.

Ky reagim i Gjuric vjen pasi Oliver Ivanovic u dërgua sot në burg për të vuajtur dënimin me nëntë vjet dhënë te premtën e 22 Janarit nga Gjykata Themelore e Mitrovicës. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2016, ora 17:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori