Gjuriç: Asociacioni po bëhet sipas kushteve tona
Pëlqej
Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, u ka thënë medieve serbe se ekipi drejtues është duke punuar në hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave Serbe duke u bazuar në Marrëveshjen e Brukselit e jo “sipas akteve interne dhe vendimeve të Prishtinës

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar për mediet serbe se serbët e Kosovës nuk do të tërhiqen nga formimi i “Zajednicës”, ndërsa ka konkluduar se Prishtina nuk e ka ndërmend që të mundësojë formimin e AKS-së në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit.

Ai ka siguruar se ekipi drejtues është duke punuar në hartimin e statutit të “Zajednicës”, ndërkohë që Prishtina nuk e ka ndërmend të mundësojë formimin e AKS-së në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit, shkruan më tutje "Zëri".

“Statuti i AKS-së nuk do të hartohet sipas akteve interne dhe vendimet të Prishtinës, por në pajtim të plotë me marrëveshjen e arritur në Bruksel. Në Marrëveshjen e Brukselit qartë theksohet obligimi i Prishtinës që t’i ndryshojë ligjet e saj, sepse sipas atyre të tanishme që janë në fuqi nuk parashikohet AKS-ja e unë mendoj se Prishtina nuk e ka ndërmend ta bëjë këtë dhe nuk e kam të qartë se për ç’arsye atëherë kanë biseduar me ne?”, ka thënë Gjuriç, duke shtuar se kjo çështje është diskutuar edhe në takimin e presidentit Vuçiç me kancelaren gjermane Angela Merkel.


Shtuar më 19/04/2018, ora 08:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori